4.3.17

Artikull i publikuar në Malësia.org në vitin 2014

Marrë nga www.malesia.org

Mësuesi me përvoje 43 vjeçare në arsim, në ditët e pensionit merret me pikturë


Mbas disa dekada si mësimdhënës në katërvjeçaren në Vuksanlekaj, mësuesi Mark Berishaj rifillon të merret me pikturë.

Daton viti i largët 1964 kur Mark N. Berishaj filloi të merret me vizatim. Vizatimet e para janë portrete të shokëve të vet gjatë shërbimit ushtarak në Karllovac dhe gjatë studimeve në Gjakovë.
Në vitet e largëta të studimeve në Gjakovë, profesor të artit figurative ka pasur Nusret Salihamixhiqin, kurse Tahir Emra e ka pikasur talentin e tij dhe i sugjeroi të studiojë Akademinë e arteve në Prishtinë, por si shumë malësorë të asaj kohe, për shkak të kushteve të këqija ekonomike që mbizotëronin në familjet shqiptare të këtyre trevave, e kishte të pamundur të vazhdonte studimet e artit të pikturës dhe iu deshtë të kthehej te shtëpia në lagjen e vjetër të Tuzit, për ti ndihmuar babait dhe nenës të rriste vëllezërit dhe motrat tjera, rrëfen Berishaj.

Tani si pensionist ai ka një studio të vet ku e kalon kohën e lirë duke pikturuar. Berishaj sqaron se për dallim nga shumë vite më parë, kur ai kishte filluar të pikturonte me laps, ai tani si mjet kryesorë ka ngjyrat.

Gjatë kohës që ka qenë mësues në Vuksanlekaj ka bërë me dhjetëra portrete të nxënësve të cilët ndoshta nuk kane qenë të vetëdijshëm se mësuesi i tyre po i përjetësonte në letër dhe me laps. Këta nxënës sot mund të befasohen kur të shohin portretet e veta në koleksionin e Berishajt.

Disa nga motivet kryesore të pikturave të punuara që kur është pensionuar janë “Kulla e Berishajve” në fshatin e lindjes në Priftën, “Kisha e Grudës” si dhe piktura nga vende të ndryshme të Malësisë, shprehet Berishaj.

Marku e konsideron veten piktor amator dhe nuk lavdërohet për punimet e veta, por mund të themi se në pikturat e tija ka futur shumë mund si dhe ka derdhur talentin e fituar ndër vite të thithur nga bukuritë natyrore të Malësisë, prandaj dhe i dëshirojmë ta shijojnë në shëndet dhe sa më bukur kohën si pensionist duke realizuar piktura sa më të bukura.

Burimi: http://www.malesia.org/2014/06/14/mesuesi-me-pervoje-43-vjecare-ne-arsim-ne-ditet-e-pensionit-merret-me-pikture/#.WLrWryMrKb8

5.6.14

Punime të bashkuara ndër vite


Biografia


U linda në vitin 1945 në Priftën, Malësi e Madhe. Shkollën fillore e kreva në Tuz, kurse shkollën normale në Gjakovë ('66). Që nga viti 1967 e tutje punova si mësimdhënës në shkollën fillore në Vuksanlekaj (Malësi) deri në vitin 2009, kur u pensionova. 
Arti figurativ ka qenë një ndër pasionet e mija, me të cilin në menyrë amatore jam marrur ndër vite. Punimet me laps janë të punuara gjatë viteve të punës si mësues (andaj edhe shumë nga portretët janë portrete të nxënësve të mijë), përderisa shumica e punimeve akuarel dhe ato me vaj janë punuar gjatë vitëve të pensionit.


Kontakt:
tel: +382/69-484-712)
email: marknberishaj@gmail.com





Në studio:









PIKTURA/PEJSAZHE











































NATYRË E VDEKUR











PORTRETE























































 










AUTOPORTRETE









SKICA






















ABSTRAKTE